Fiksimi pas dizajnimit të shkronjave

 

Shkonjat Rilindja janë përdorur në një seri publikimesh të dizajnuara nga Trembelat.

 

Trembelat janë e vetmja shoqëri që për përdorim në projekte ka zhvilluar edhe shkronjat e veta tipografike.

Shkronjat e para janë dizajnuar në fakt para se të themelohet kompania, pra në vitin 2003 dhe emrin e kanë Shkronjat Shqip. Ato mund të downloadohen këtu.

Më pas për klientin Iliria Press e kemi zhvilluar një tip shkronjash për gazeten duke modifikuar shkronjat e njohura Melior. Kjo ka qenë hera e parë e përdorimit të shkonjave origjinale në një projekt.

Me klientin Kujtesa e kemi zhvilluar nje version të modifikuar të shkronjave Insignia dhe e kemi emërtuar Kujtesa Insignia. Por edhe kjo ka qenë formë e adaptuar dhe jo origjinale.

Vetëm në vitin 2007, bazuar në Shkronjat Shqip dhe të inspiruar nga gazeta Rilindja e kemi zhvilluar një font krejtësisht të ri. Fonti me emrin Rilindja. Disa formate dhe trashesi e ketyre shkronjave jane zhvilluar, me emërtime te ndryshme si Rilindja Mix, Rilindja Technical, Rilindja Technical Bold, Italic. Në këto shkronja input kane dhene edhe Norm.

Shkarravina është font tjetër i bërë kur e përkthenim stripin Garfield dhe Kelvin and Hobs. Shkronjat ishin kryesisht për strip, por janë zhvilluar krejtësisht nga fillimi dhe pa u bazuar në shkronja tjera.

Në vitin 2010 e kemi zhvilluar një font të ri me emrin Thelbi.

Ekstropia, është tip tjetër i shkronjave që është zhvilluar më në detaje. Është lloji më i suksesshëm që e kemi bërë, dhe që është përdorur dhe vazhdon të perdoret në shumë projekte.

Për Partinë e Fortë e kemi zhvilluar fontin Kapital.

Kurse për rakinë lokale Karl Gega e kemi bërë një font të ri me emrin Bardhi të bazuar në faqet origjinale të Fjalorit të Frank Bardhit.

Për hapësiren ekspozuese Motrat e kemi zhvilluar një font të ri, të bazuar në fontin Rilindja, dhe e kemi pagezuar Motrat (shumë origjinal).

 

Image
Shkronjat Ekstopia.