Bláta
Rishtazi na ka tërhequr vëmendjen një reklamë nga viti 1944 në revistën Bleta, ku promovohet shoqëria e parë publicitare shqiptare në vitin 1944. Sipas reklamës ajo e kishte emrin SPAS ose si akronim S.P.A.S., dhe me gjasë ishte nën drejtimin e Nebil Çikës, megjithëse pronarët e saj nuk janë krejtësisht të qartë. Një emër poashtu përmendet është Sergj Gjerko si botues i revistës Bleta, sipas disa shënimeve tjera. Bleta dhe SPAS që të dyja e kanë adresën në rrugën Carnarvon numër 15, që ndoshta tregon se udhëhiqen nga të njejtët njerëz. Sidoqoftë, për ne me rëndësi është që i kemi rënë në gjurmë shoqërisë së parë të marketingut dhe reklamimit ndër shqiptarë.
Në vijim mund t'i shihni edhe pamjet e disa prej reklamave të tyre.