Haptaz Coworking is open from 9 to 5, Monday to Friday

Haptaz Coworking, hapësirë bashkëpunuese për kreativë dhe teknologji

Haptaz Coworking është hapësirë bashkëpunuese që ka për qëllim të akomodojë nevojat në rritje të punonjësve të pavarur dhe kompanive të sapofilluara. Kultura e freelance dhe startup ka peshë të madhe në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të një shoqërie, andaj edhe krijimi i ambientit adekuat është qenësor në këtë drejtim. Haptaz Coworking thellohet më në veçanti në aktivitetet që janë në lëminë e krijimtarisë dhe teknologjisë informative.

Haptaz Coworking si hapësirë bashkëpunuese ka evoluuar natyrshëm si rezultat i shtresëzimit të disa projekteve intervenuese nga Trembelat e SAP, si Ripost, PunPun dhe Motrat. Qëllimi, përveç akomodimit të nevojave është edhe të promovohet krijimtaria, teknologjia informative dhe mendimi i lirë në Kosovë.

Hapësira mundëson liri të zgjedhjes për anëtarët e saj, duke ofruar paketa fikse dhe të adaptuara. Haptaz ka dhomën e takimeve, kuzhinën, depon, hapësirën e përbashkët për ngjarje, tualet, disa printerë në shërbim të anëtarëve dhe internetin e shpejtë me vijë të dedikuar. Secili anëtar ka kartelën e vet të personalizuar.