10 01 2018 TNT Express

TNT është kompani lidere në botë e cila ofron shërbimin e shpërndarjes fizike të letrave, pakove dhe dërgesave të tjera. Ne shpërndajmë 3.3 milionë letra, pako në 200 vende të botës, duke përdorur rrjetin tonë prej 900 magazinash dhe qendrash depozitimi. Kompania jonë ka të punësuar rreth 43.000 punëtorë në të gjithë botën me një flotë prej 67 aeroplanësh transportues dhe rreth 21.000 makina.

Për shpërndarjen e dërgesave tuaja me çmime fantastike ju rekomandojmë shërbimin Economy Express. Economy Express është zgjidhje e pazëvendësueshme e shpërndarjes së dërgesave përmes transportit rrugor. Transportet rrugore organizohen, për dhe nga çdo vend i Europës çdo të marte dhe të enjte.

Me Economy Express ju sugjerojme të dërgoni dhe pranoni dërgesa me peshë nga 30kg deri në 1000kg nga e tërë bota. TNT EXPRESS është mënyra më e shpejtë dhe ekonomike e transportit të dërgesave jashtë Kosovës, qoftë në Evropë apo edhe më larg. TNT bënë transportin e dokumenteve në të gjithë botën përmes linjave të saj ajrore.

Dërgesat tuaja dorëzohen brenda 24 orëve. Të gjitha dërgesat tuaja mund të përcillen përmes sistemit tonë online. TNT-së operon në 158 zyra postare të mbështetura nga Posta e Kosovës.